Diskutohet për themelimin e një Gjykate Komerciale – Tregtare

Ministri Tahiri do marrë pjesë në tryezën e diskutimit me stafin e Fakultetit Juridik

Në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot do marrë pjesë në tryezën e diskutimit me stafin akademik të Fakultetit Juridik për themelimin e një Gjykate Komerciale – Tregtare.

Kampanja “Drejtësia dhe biznesi” organizohet nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në sallën e profesorëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Back to top button