Diskutohet për votat nga diaspora
KQZ mban mbledhjen e rregullt të saj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen lidhur me raportin nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ku po ashtu u diskutua edhe për votimin e diasporës në zgjedhjet e 11 qershorit.
Në këtë mbledhje anëtarët e komisionit kërkuan që të dijnë se sa ka bërë KQZ që t’ua mundësojë që sa më lehtë diaspora të votojë në zgjedhjet në Kosovë.
Po ashtu në mbledhje u tha se nga diaspora për të votuar në Kosovën kanë aplikuar 15 mijë votues mirëpo vetëm 5 mijë vota kanë ardhur në Kosovë. Anëtarët shtruan pyetjen nëse ende KQZ është duke pranuar vota me postë nga diaspora dhe se si do të jetë qasja ndajë atyre votave.
Në fund anëtarët kërkuan që KQZ të përqëndrojë vëmendjen dhe ta përmbyllë procesin e numërimit dhe certifikimit të votave në mënyre të rregullt dhe në kohë të shpejtë./21Media