Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova prezantojnë xhudon kosovare në Expo Osaka në Japoni

Kosova u prezantua  në Expo Osaka 2025 më 16 dhe 17 gusht 2025 përmes dy ikonave të sportit, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Kampionet olimpike ndanë me publikun japonez, siç thuhet, historinë frymëzuese të suksesit të tyre, nga sallat e vogla të stërvitjeve në Kosovë deri te majat e sportit botëror.

“Ato realizuan demonstrime unike me fëmijë, duke dhuruar buzëqeshje, motivim dhe një shembull të fuqishëm se si sporti bashkon kultura dhe gjenerata”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë.

Ky event ishte jo vetëm një çast krenarie për Kosovën, por edhe një urë miqësie dhe respekti mes popullit të Kosovës dhe atij të Japonisë.

Back to top button