Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Bullgari. Krasniqi që garoi në kategorinë deri në 52 kilogram. Pasi fitoi 2 mece, Distra u mposht në cerekfinale nga nënkampionia olimpike Amadine Bushar, kurse në repasazh fitoi rastin për të kërkuar medaljën. Nepërmjet repasazhit ajo arriti të fitoi medaljën duke e mundu në mecin vendimtar gjermanen Masha Ballhaus. Përvec saj sot në evropian u paraqit edhe Flaka Loxha që nuk arriti në zonën e medaljeve, kurse paraqitjet e tyre nesër do t’i kenë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu./21Media

Back to top button