Distria Krasniqi shkon në finale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shkuar në finale të Grand Slamit të Parisit, kështu ajo arritur të sigurojë edhe një medalje tjetër për Kosovën.
26-vjeçarja në gjysmëfinalen e garës së famshme në Francë, fitoi përballë xhudistes zvicerane, Fabienne Kocher, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi në finale do të përballet me xhudisten franceze Amandine Buchard.
Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos po merr pjesë me katër garues.
Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën, kurse Distria Krasniqi ende vazhdon./21Media

Back to top button