​Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Abu Dhabi Grand Slam 2025

Distria Krasniqi, ka siguruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, duke arritur në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025. Pas një dueli të fortë në çerekfinale, xhudistja kosovare mposhti me Wazaari sportisten izraelite Gefen Primo, duke dëshmuar edhe njëherë nivelin e saj të lartë dhe vendosmërinë për t’u ngjitur në podium.

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me Reka Pupp nga Hungaria, një sfidë që pritet të jetë e ashpër, por ku kampionia olimpike do të hyjë me ambicien e zakonshme për të kërkuar finalen dhe medaljen e artë.

Përkrahja nga adhuruesit e sportit të xhudos është e madhe, ndërsa të gjithë shpresojnë që ajo të vazhdojë rrugëtimin triumfues në Emiratet e Bashkuara Arabe. Suksese Distria.

Back to top button