Distria kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

(Lajm i përditësuar)
Italiania Giuffrida kundërshtarja e radhës e Distrisë
Distria Krasniqi në gjysmëfinale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, me fillim nga ora 16:00.
Ndaj saj ka Distria ka gjashtë fitore e katër humbje.
Pra dy prej xhudisteve më të mira në botë janë përballur plot dhjetë herë deri më tani.
Distria kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Xhudistja kosovare e mposhti izraeliten Gefen Primo në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.
Krasniqi me Primon tani ka bilanc prej katër fitore.
Distrisë i duhet edhe një fitore për të siguruar medaljen olimpike.
Primo e Izraelit, kundërshtare e Distrisa Krasniqit
Distria Krasniqi do të përballet me izraeliten Gefen Primo në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë.
Në xhiron e dytë, Primo e mposhti xhudisten e Zvicrës Binta Ndiaye.
Distria i ka fituar tri përballjet me izraeliten.
Distria Krasniqi për 37 sekonda në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
Distria Krasniqi në kuadër të xhiros së dytë të kategorisë deri 52 kilogramë, mposhti Maryam Maharanin e Indonezisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ndaj saj fitoi me Ippon të shpejtë për 37 sekonda.
Tani Distria është në çerekfinale./21Media