Distria në finale të Grand Prix në Zagreb

(Lajm i përditësuar)


Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin në Grand Prix të Zagrebit.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg fitoi bindshëm me Ippon ndaj italianes Gaia Stella.

Lufta zgjati 2 minuta.


Distria me dy fitore bindëse, kalon në gjysmëfinale në Zagreb

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të garës Grand Prix në Zagreb.

Distria është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në xhiron e parë e mposhti për vetëm 22 sekonda brazilianen Amanda Lima. Ndaj saj realizoi Ippon të bukur.

Me Ippon të bukur, për:15 minuta e mposhti edhe francezen Baldnine Pont.

Back to top button