Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë

Organizatat botërore që mbrojnë shpendët, ftojnë që 10 maji të konsiderohet si një festë globale e cila të shfrytëzohet si një ditë shëtitjesh dhe bisedash për natyrën, si dhe një arsye për familjet me fëmijë të dalin në natyrë për të shijuar shpendët.
Disa nga veprimet që mund të ndërmerren në të mirë të zogjve shtegtarë:
Mbillni bimë autoktone: Ato sigurojnë ushqimin dhe strehën e nevojshme për zogjtë dhe mbajnë larg barerat e dëmshme.
Zbehni dritat gjatë natës: Shkëlqimi i qyteteve dhe shtëpive tona mund të ndërpresë ciklin e pushimit te zogjve, të ndryshojë migrimin e tyre dhe të ndikojë në riprodhim.
Bëjini dritaret të dukshme: zogjtë nuk e dallojnë xhamin e sheshtë dhe mund ta godasin atë.
Mbroni insektet: 95% e zogjve varen nga insektet në një moment të ciklit të tyre jetësor. Shmangni përdorimin e pesticideve dhe kimikateve të tjera që kontribuojnë në uljen e numrit të fluturave, pilivesave dhe insekteve të tjera.
Mbani kafshët shtëpiake nën kontroll: Macet dhe qentë mund të shqetësojnë dhe madje të vrasin zogjtë.
Thuaj “jo” plastikës duke ripërdorur qeset e blerjeve, duke shmangur shishet dhe enët plastike njëpërdorimshe dhe duke blerë lodra dhe dekorime jo plastike.
Blini ushqime të qëndrueshme: Psh. kafja dhe çokollata e rritur në hije mbrojnë agropyjet tropikale që përfshijnë diversitetin e pemëve autoktone.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?