Dita e 27-të, ngjarjet kryesore nga lufta Rusi-Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden dha paralajmërimin se Rusia mund të përgatitet të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse duket se janë “të bllokuara në vend”, me Ukrainën që “vazhdon të zmbrapsë” përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.
Ukraina tha se edhe 8,000 persona të tjerë u evakuuan nga zonat e konfliktit të hënën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se kjo përfshinte rreth 3,000 njerëz nga Mariupol.
Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje përsëri për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin dhe tha se nuk do të ishte e mundur të negociohej një fund i luftës nëse ata nuk takohen, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë “rritur praninë e tyre të aviacionit në hapësirën ajrore të Ukrainës” në 24 orët e fundit./21Media

Back to top button