Dita e 7 e grevës, gjatë natës 10 minatorë kërkuan ndihmë mjekësore

Sot është dita e shtatë prej kur minatorët në Trepçë kanë hyrë në grevë.

Disa prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore gjatë natës.

Destan Kërleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” për portalin rtv21.tv tha se gjatë natës kanë kërkuar trajtim mjekësor 10 minatorë.

“Ju njoftoj se greva e minatorëve është duke vazhduar ende. Gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar nga ora 19:00 deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore 10 minatorë 2 janë dërguar në spitalin rajonal, njëri pa vedije”, tha Kërleshi.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës bën apel “nga te gjithë faktorët relevant që të japin kontributin e tyre në nxjerrjen e minatorëve nga minera, çdo moment gjendja tyre po përkeqësohet”

Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit./21Media

Back to top button