Dita e dhjetë e fushatës, kjo është agjenda e partive politike

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e dhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur plan programet për qeverisjen katër vjeçare në komuna.

Më poshtë janë aktivitetet e partive politike që deri tash kanë njoftuar për agjendën e ditës së sotme.

Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës:

17:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë Komunës së Vushtrrisë. (City Grill, Vushtrri)

18:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Novosellës së Pejës. (Shtëpia e Kulturës në Novosellë)

19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Istogut. (Hotel “Trofta”)

19:00- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubime elektorale në Malishevë. (Restaurant “Mani”)

20:00 – NISMA Socialdemokrate vazhdon fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Malishevë. (Restaurant BIMI 1, Malishevë)

Back to top button