Dita e gjashtë e barrikadave në veri, situata e qetë

Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e njejtë sikurse edhe në ditët e kaluara.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti për portalin rtv21.tv këtë të enjte tha se nuk ka ndonjë ndryshim..
“Situata është e pandryshueshme”, tha shkurt Hoti në një përgjigje elektronike.
Disa serbë lokalë, që nga 10 dhjetori, kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./21Media

Back to top button