Kaloni te përmbajtja kryesore

Dita e gjashtë e zjarreve në Babaj Bokës të Gjakovës

Ka hyrë në ditën e gjashtë zjarri që ka prekur një pjesë të malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë.

Banorët e zonës kanë dërguar pamje për kp ku mund të shihet gjendja aktuale.

Më herët, banorët janë ankuar se nuk po mund ta durojnë erën e keqe të tymit të zjarrit, i cili po ua rrezikon shëndetin, pasi po depërton edhe nëpër shtëpitë e tyre.  Ata gjithashtu kërkojnë që sa më parë të shuhet zjarri që ka kapluar zonën në më shumë se 15 kilometra në vijë ajrore.

Ditën e shpërthimit të zjarrit, policia për rajonin e Gjakovës kishte njoftuar se zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe atyre iu kanë dalë në ndihmë edhe pjesëtarë të KFOR-it në përpjekje për shuarjen e zjarrit.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button