Dita e katërmbëdhjetë e fushatës, këto janë aktivitetet e partive politike

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e katërmbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
E agjendën për aktivitetet e sotme, deri tash e kanë dërguar PDK dhe LVV.
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e shtunë
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Rahovecit. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Vendi: Restaurant “Jaha”Koha: 15:00
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Suharekës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Vendi: Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyqi”Koha: 17:00
Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës – lagja e Matiqanit. Vendi: Shkolla Fillore “Mitrush Kuteli” – Matiqan. Koha: 19:00
Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje datës 27 shtator 2025;
19:00 – Tubim në shkollën e fshatit Dumnicë, Podujevë.
19:00 – Tubim në lagjen Dardania, Gjakovë.
14:00 – Takim me gra, “Lady Caffe”, Istog.
19:00 – Tubim në fshatin BOB, Kaçanik.
19:00 – Tubim në Mazgit i Epërm-Ulët /Salla e sportit, Obiliq.
19:00 – Tubim në fshatin Krojmir, Lipjan.
17:00 – Tubim me gra, Palestra Mihal Grameno, Fushë Kosovë.