Dita kur do të inaugurohet Macron

Presidenti i ri i Francës nuk ka kohë për kremte

Presidenti i ri i Francës, Emanuel Macron, do të merr përsipër funksionon nga presidenti aktual, Fransua Holland dhe do të bëjë betimin më së largu deri më 14 maj. Presidenti i ri nuk do të ketë kohë për kremte, ngase më 11 dhe 18 qershor francezët sërish do të dalin për të votuar, kësaj radhe për 577 anëtarët e ri të Kuvendit Kombëtar.

Epilogu i zgjedhjeve parlamentare do të vendos për atë se a do të jetë në gjendje Presidenti i ri të siguroi shumicën, e cila do të jetë në gjendje të siguroi miratimin e programit reformues apo se a do të përballet me pengesa në Parlament. Si President, Macron ka të drejtë të shpërbej Parlamentin dhe të emëroi kryeministrin. Përveç kësaj, ai mund të shpall referendum pa miratimi e Parlamentit. Siç dihet, Makron të dielën mposhti bindshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve rivalen e tij nga radhët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pasi që fitoi 66.06 për qind të votave, ndërsa Le Pen siguroi 33.94 për qind, shkruan TV21

Menjëherë pas fitores, në fjalimin që mbajti para adhuruesve të tij të tubuar në Paris, Macron tha se në këto zgjedhje fitoi Franca dhe tha se si President do të punoi për të mposhtur forcat, të cilat po tentojnë të përçajnë dhe të shembin Francën. Mediat botërore sot u përqendruan të biografia e Macronit. Me vetëm 39 vjet, Macron do të jetë Presidenti më i ri i Francës që nga revolucion francez, pas Napoleonit. Napoleoni në vitin 1804 në moshën 35 vjeçare u zgjodh jo për President, por për perandor të Francës. Makron është themelues dhe udhëheqës i lëvizjes së pavarur, Në Marsh. Ka qenë ish-bankier, i cili deri me tani nuk ka konkuruar asnjëherë në zgjedhje. Ai ka qenë këshilltar për ekonomi i presidentit në largim, Fransoa Holland, e më pas edhe ministër i ekonomisë.

Macron angazhohet për integrimet evropiane dhe tregun e Bashkimit Evropian e cilëson si vendimtar për Francën, me qëllim që vendi të ringjallë ekonominë e vet të dërmuar./21Media

Back to top button