“Dita më e përgjakshme” në Mianmar

 

Të paktën 38 njerëz u vranë në Mianmar të mërkurën, Kombet e Bashkuara e përshkruan këtë si “dita më e përgjakshme” që nga grushti i shtetit një muaj më parë.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar, Christine Schraner Burgener tha se kishte pamje tronditëse që dilnin nga vendi, transmeton rtv21.tv.

Dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë hapën zjarr me plumba gome dhe të vërtetë.

Protesta masive dhe akte të mosbindjes civile janë parë në të gjithë Mianmar që kur ushtria mori pushtetin në 1 shkurt.

Protestuesit kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit ushtarak dhe lirimin e udhëheqësve të zgjedhur të qeverisë së vendit përfshirë Aung San Suu Kyi të cilët u rrëzuan dhe u arrestuan në grusht shteti.

Grushti i shtetit dhe shtypja e dhunshme e protestave që pasuan kanë çuar në dënim ndërkombëtar, të cilin ushtria e Mianmarit deri më tani i ka injoruar.

Duke reaguar ndaj vdekjeve të së mërkurës, Britania e Madhe bëri thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, ndërsa SHBA tha se po shqyrtonte veprime të mëtejshme kundër ushtrisë së Mianmar./21Media

Back to top button