Ditë e mahnitshme!

Dritëro Agolli (1931-2017), i lindur në Menkulas të Devollit ka qenë poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Dritëro Agolli ka qenë një nga figurat qëndrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit te viteve 1960”.

Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Shkrimtari i madh ka vdekur në sanatoriumin e Tiranës, ku ka qenë shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri që e ka munduar prej kohësh./21Media
Ditë e mahnitshme!
Lulet lahen me vesë,
Kuajt hingëllijnë e lopët pëllasin për viçat,
Shtërgu në plepin pa majë rri mes folesë
Dhe trëndafili i bardhë fsheh spicat
Fletëve të dendura nën kurorat me palë,
Ndërsa këndezi mburret, se tej nga plevicat,
Mposhti një natë, megjithse ngadalë.
Ditë e mahnitshme!
Duket sikur kësaj dite, që herët me natë,
Zoti kishte mbaruar të gjitha krijimet
Dhe nisej tani drejt një pushimi të gjatë
Majë Tomorrit diku në burimet,
Ose atje në Kulmak në barakë
Pa gjë në trastë,
Pa skicat, pa zhgarravitjet, pa vizatimet,
Veç me peshqirin e bardhë në qafë.
Ditë e mahnitshme!

Back to top button