Ditëlindja e Kadaresë, Bajram Begaj: Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uron shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij së 88.

“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, ka shkruar Begaj në “Facebook”./21Media

Back to top button