“Ditët e Lalës”, një ditë për artin, në kujtim dhe nderim të Luan Mulliqit

Në kujtim të veprës së skulptorit, Luan Mulliqi, Fondacioni “Luan Mulliqi”, organizon ngjarjen “Ditët e Lalës” ku do të bëhen bashkë artistët dhe miqtë e aritit.
“Një ditë për artin, kujtimin dhe krijimin. “Ditët e Lalës” sjell bashkë artistët dhe miqtë e artit në një ditë plot frymëzim, aty ku krijoi vetë Luan Mulliqi.Nga panelet e dedikuara trashëgimisë së tij, e deri te performanca live nën qiellin e Fondacionit, çdo orë është një përvojë që kujton dhe ringjall shpirtin krijues.”, thuhet në njoftimin e fondacionit.
“Ditët e Lalës” do të mbahet me 25 tetor nga ora 16:00 deri në ora 00:00.
Skulptori Luan Mulliqi u nda nga jeta me 21 tetor të viti 2023 në moshën 70 vjeçare. Ai la pas krijimtari të pasur artistike. Ka realizuar projekte skulpturale të artit publik në SHBA, Kosovë dhe në Shqipëri. Për shumë vite punoi ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron edhe tani. Për afro dhjetë vite ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2012 pranohet anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Veprat e tij gjenden në disa galeri e muze, ndërsa skulptura “Hyjnesha” është pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut Kombëtar të Francës. Veprat e tij gjinden gjithashtu te koleksionistë privatë dhe personalitete të njohura, siç janë: Papa Gjon Pali II, presidenti Clinton, mbreti Hirohito, mbretëresha Elizabeth II, princesha Diana, z. M. Albright, presidenti G. Bush, Papa Benedikti XVI, presidenti Demirel, presidenti Berisha, kryetari R. Formigoni etj./21Media