DJ amerikan ngarkohet me akuzën për përdhunim 

Thomas Wesley Pentz i njohur me emrin skenik, Diplo mund të përballet me akuzën për përdhunim.

Një grua 25 vjeç së cilës Departamenti i Policisë në Los Angeles për shkak të privatësisë dhe ndjeshmërisë së rastit nuk e identifikoi, hodhi akuza mbi DJ amerikan se i njëjti kishte bërë regjistrimin e videove me përmbajtje seksuale pa lejen e saj.
Zyra e Prokurorit në Los Angeles ka shqyrtuar akuzat për shkeljen e intimitetit dhe dhënien me qëllim të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm.
Kjo ankesë drejt Diplos u paraqit në tetor të vitit 2020, e që e njëjta pohoi se artisti amerikan e përdhunoi atë në dhomën e hotelit në Las Vegas, pas një nga koncertet e tij aty, por aso kohe nuk ishte ngritur një akuzë penale për këtë incident.
Ndërkohë që, mbrojtja e artistit ka mohuar çdo akuzë me të cilën ai ngarkohet./21Media
 
 

Back to top button