Djali e bëri nënën për spital

Arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se djali që e ka sulmuar fizikisht nënën e tij është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, ka bërë të ditur policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button