Kaloni te përmbajtja kryesore

Djali e kërcënoi me vrasje nënën, arrestohet

Një person e ka kërcënuar me vrasje nënën e tij të shtunën në Mitrovicë.

Viktima e ka paraqitur të birin në Polici, me ç’rast i dyshuar është arrestuar.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Zëdhënësi Valon Preteni tha për rtv21.tv se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I njëjti është ndaluar dhe për të njëjtin është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për veprën penale kanosje”, ka thënë Preteni./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button