Djali i Jakup Krasniqit i reagon Haxhiut: Manipulimi juaj politik s’na barazon me deputetët serbë

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit ka reaguar pas publikimit të një fotografie nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të cilën thotë se u përdor qëllimisht për të barazuar deputetët shqiptarë me deputetët serbë dhe për të njollosur figurat e përfshira.
Në reagimin e tij, Krasniqi rikujton sakrificat e familjeve dhe bashkëluftëtarëve të tij gjatë luftës, duke theksuar se asnjë manipulim politik nuk mund t’i fshijë ato.
”Askush nuk është i detyruar t’ju shpëtojë nga dështimet e juaja politike e personale. Por, me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie”, ka shkruar ndër tjera Krasniqi.