​Djali i Maradonës: Messi i mirë, por babai im është superhero

Triumfi historik i Lionel Messit në Kupën e Botës duke e fituar atë me Argjentinën. Kjo ka bërë që ylli i PSG-së të krahasohet me legjendat më të mëdha në futbollit botëror, e madhe edhe të konsiderohet më i miri në histori të futbollit.
Madje ai po konsiderohet edhe si më i mirë se legjenda e Argjentinës, Dioego Armando Maradona, për të cilin ka folur edhe djali i tij, Maradona Junior.
“Në fishkëllimën e fundit shpërtheva në lot, nuk e mbajta dot veten. Nuk ishte emocion dhe kaq. Ishte dhimbje, trishtim. Ishte sikur një plagë u rihap papritur. Meqenëse babai është larguar, të gjitha gjërat që i referohen atij më shkaktojnë dhimbje. Finalja ishte ndeshja e tij. Messi është kapiteni im, por babai im është diçka tjetër. Messi është një futbollist i mrekullueshëm, babai im është një superhero. Më i forti në botë”, ka thënë ai.
Argjentina e mposhti Francën në finale pas ekzekutimit të penalltive duke fituar trofeun e Kupës së Botës pas 36 viteve.

Back to top button