Djali i Thaçit falënderon Ramën e Begajn: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj për ftesën dhe pritjen që i është bërë për nderë të 111 vjetorit të Pavarëisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton rtv21.tv.
“Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës , duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërine dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët” ka shkruar Thaqi në Instagram.
Po ashtu ai ka falënderuar edhe Kryeministrin e Shqipërisë për fjalët e ngrohta, që i ka thënë atij./21Media
View this post on Instagram