Djali raporton në polici se i ka humbur babai
Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Bushnicë të Novobërdës.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, një djalë ka raportuar se që nga data 15 prill babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Policia ka thënë se rasti po hetohet./21Media