Djali rrah nënën në Kaçanik
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një djalë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:10, në Kaçanik.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media