Dje janë aplikuar 15.424 vaksina në Maqedoninë e Veriut

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.397.773 doza të vaksinës.
Prej tyre, 761.579 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 636.193 qytetarë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 15.424 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 2.728 persona.
“Me numrat e fundit, 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 30% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21./TV21

Back to top button