DnV-ja e përgatitur për vëzhgimin e procesit zgjedhor
Demokracia në veprim e udhëhequr nga KDI është duke e monituruar procesin zgjedhor
Përfaqësuesi i organizatës “Fol”, Petrit Zogaj në një intervistë për RTV21 tha se edhe pse ishte një afat i shkurtë i organizimit të zgjedhjeve, DnV ka bërë përgatitjet e duhuara që procesi zgjedhor të monitorohet dhe nëse ka ndonjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor të raportohet.
Ai tha zgjedhjet parlamentare po vëzhgohen me mbi 2 mijë e 900 vëzhgues në gjithë territorin e Kosovës, ku së paku nga një vëzhgues në çdo qendër, shkruan rtv21.tv.
Sipas Zogajjt fushata ka pasë disa probleme me Listën Serbe që ka pasur gjuhë të urrejtjes, por jo ndonjë problem tjetër, ai përmendi edhe shqyrjen e billbortëve në veri të Mitrovicës.
Në këtë rast u bisedua edhe për një organizatë vëzhguese e cila thotë sa ka mbi 4 mijë vëzhgues, megjithatë nuk është bërë e ditur mënyra e vëzhgimit dhe nuk është pjesë e Dnv-së.
“KQZ-ja është dashur të ketë filtra tjerë, edhe pse e ka akridetuar, mirëpo organizat duhet të dalë në publik që të bëhet e njohur” tha Zogaj.
Megjithkëtë, sipas tij kjo nuk është ndonjë shkelje ligjore, mirëpo Petrit Zogaj thekson se DnV është kompetent për të raportuar për atë që është bërë./21Media