DnV: Mos ushtroni presion mbi votuesit!
Demokracia në Veprim kërkon nga partitë që të mos bëjnë presion te votuesit
Demokracia në Veprim mbajti një konferencë paraqiti rrjedhën e gjithë fushatës parazgjedhore. Thanë se kanë paraqitur 69 ankesa në PZAP për fushatën e subjekteve politike. Theksuan se pjesëmarrja në tubime ka qenë më e ulët se në fushatat e tjera. Sipas tyre shqetësues është fakti se fëmijët janë përdorur shumë në fushatë. Kjo organizatë gjithashtu bëri të ditur se kanë kryer të gjitha përgatitjet për monitorimin e zgjedhjeve. U bënë thirrje partive politike që të mos ushtrojnë presion mbi votuesit, kurse nga vëzhguesit kërkuan që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e presioneve./21Media