Do të ndalet prodhimi në Bllokun “B2”

Ndalja do të bëhet në orën 00:00

Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se shkaku i problemet teknike sonte në orën 00:00 do të detyrohen të ndalin prodhimin e Bllokut “B2”

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton qytetarët se sot (E marte) nga orët e pasdites është duke u ballafaquar me disa probleme të theksuara teknike të paraqitura në Termocentralin “Kosovës B”. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve.”, njoftoi KEK.

Sipas analizave teknike në situatën e krijuar, siç bëhet e ditur është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie, përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar defektet.

“I gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2””, u bë e ditur më tutje në komunikatën e KEK-ut./21Media

Back to top button