Doarsa Kica-Xhelili: Ministren e Drejtësisë e kemi definitivisht të dehur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Drejësisë, Albulena Haxhiut, të cilat i ka quajtur “deklarime cirku” e që nuk meritojnë as reagim më të thelluar.

”Esëllia nuk ka të bëj vetëm me pije. Ministren e Drejtësisë e kemi definitivisht, dhe moti, të dehur. Deklarime cirku që nuk meritojnë as reagim më të thelluar”, ka shkruar Kica Xhelili.

Ministrja Albulena Haxhiu, është deklaruar sërish në një intervistë televizive për rastin e Faton Hajrizit, ku tha se ende ka diskutime nëse është vrarë apo jo.

Haxhiu ka bërë edhe një ndërlidhje të këtij rasti me kontratat që Serbia nënshkroi për litiumin.

Back to top button