Dodiku i reagon Escobarit për deklaratat në Kosovë

Emisari amrikan Gabriel Escobar në një intervistë për Evorpën e Lirë i ka ciëlsuar si të dëmshme deklaratat e Dodikut. Por, sipas Escobar një entitet me 750 mijë qytetarë ka kapacitetin për të kundërshtuar NATO-n apo të shpallë pavarësinë.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar sot Dodiku duke thënë se “amerikanët dridhen kur e mendojnë se nuk qeverisin këtu në mënyrën që duan”.
“Kjo tregon përse Republika Sërpska është e fuqishme. Ata po përpiqen ta shkatërrojnë Marrëveshjen e Daytonit dhe na fajësojnë neve. Kjo është përse Republika Sërpska ka fuqi”, ka thënë Dodiku.
“Nëse ju amerikanët avokoni që Kosova të jetë shtet, përse ju pengon që Republika Sërpska të jetë shtet”, ka thënë tutje Dodiku.
Sipas, Dodikut ka deklaratat e Escobarit vijnë nga frika se Donald Trumpi do të fitojë në zgjedhjet e fundvitit. Sipas tij, në Republikën Sërpska është Trumpi ai që përkrahet.