Dogana jep udhëzime që të lehtësohet kalimi në pikat doganore
Udhëzimet janë lëshuar që të lehtësohet kalimi për udhëtarë
Dogana e Kosovës ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikë-kalimet kufitare në mënyrë që të lehtësohet kalimi për udhëtaret në aspektin e procedurave doganore.
“Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pika kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh brengat e tyre dhe peripecitë eventuale me të cilat kanë mundur të ballafaqohen gjatë rrugëtimit, andaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
Derisa sa i përket mallrave që eventualisht mund të bartin me vete, stafi është udhëzuar që të analizojë rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur bashkatdhetarët vonohen për gjëra të parëndësishme./21Media