Dogana: Në autobusin ku u gjet droga, nuk pati pasagjerë

Nëautobusin që sot janë gjeturrreth 120 kilogram drogë nuk kishte pasagjerë. Ky autobus ishte ndaluar në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, ku është thënë se gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës, të dhuruar nga organizata gjermane GIZ, si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së ShBA-së, është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

Ndërkohë, më herët Prokuroria Speciale lidhur me këtë rast ka bërë të ditur se shoferi i këtij autobusi është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button