Dogana skuestron14 telefona e dy orë të mençura në Gjilan

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjilan ka sekuestruar pajisje elektronike, duke përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura.
“Gjatë kontrollës në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve.”, përfundon njoftimi./21Media