Dogji bredhin dhe vendosi afishe në Han të Elezit, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit K.B., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e përçarja dhe mos durimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se K.B., më 28 dhjetor 2023 gjatë natës në Han të Elezit, përhap urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike, duke përgatitur afishe me përmbajtje “Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo myslimanëve”.

Në mes është bredh i gjelbër i stolisur me drita dhe një X ngjyrë e kuqe, poshtë afishes shkruan: “Nuk është prej nesh ai që u përngjan të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve”, (Hadith), të cilat disa i shpërndan vetë.

I dyshuari K.B. disa afishe tjera ua jep dy të miturve, të cilët i shpërndajnë nëpër qytet, po ashtu disa afishe i ka shpërndarë afër xhamisë në Kaçanik si dhe nga këto motive ka dëmtuar bredhin e vendosur në sheshin e qytetit duke ia vënë flakën.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Back to top button