Dokumentari “Astroworld: Concert From Hell” tërhiqet nga Hulu

 
Dokumentari i ri dedikuar ngjarjes tragjike në Astroworld që u lansua në Hulu ditë më parë, menjëherë pas lansimit mori kritika negative.
Dokumentari titullohet “Astroworld: Concert From Hell”, dhe sipas kritikëve, ai u lansua më pak se një muaj pasi që në të vdiqën dhjetë persona, gjë që nuk është aspak në rregull.
Ngjarja në Astroworld ndodhi në mbrëmjen e 5 nëntorit kur Travis Scott doli në skenë, dhe turma me të shtyrë përpara për të parë koncertin, përjetoi pasoja të rënda. Scott tani për këtë po përballet me padi prej 2 miliard dollarësh, të ngritur nga 282 paditës, ndërkohë që parashtrohet pyetja se si ka mundur të ndodh kjo.
Kuptohet se dokumetari “Astroworld: Concert From Hell” eksploron se çfarë ka ndodhur me saktësi atë natë.
Koncerti i Scott ishte planifikuar që të ishte koncert jetësor. Por ai u shndërrua në ankth.
Shumë nga ata që panë dokumentarin, menjëherë shfrytëzuan mediet sociale për të shprehur atë që mendojnë për të. Disa thanë se prodhuesit e tij është dashur të presin më gjatë që të rrëfejnë tregimin, i cili sipas tyre nuk ka përfunduar akoma.
Shumë nga të dëmtuarit nga ky rast janë në zi.
Një person në Twitter shkroi se lansimi i dokumentarit kaq shpejtë pas tragjedisë është mos respekt për ata që vdiqën në koncert. Një tjetër akuzoi Hulu-në se po përfiton nga kjo tragjedi, e një tjetër shkroi se asnjë ngjarje tragjike deri më sot nuk është shpier në ekran për një periudhë kaq të shkurtër, pasi që sipas tij, trupat e të vdekurve ende nuk kanë pushuar në varre.
Për këtë ngjarje tragjike, këngëtari Travis Scott ka thënë se ndjen dhembje të madhe për viktimat e tragjedisë, por po ashtu ka thënë se nuk e ka ditur se në mesin e turmës kishte të lënduar rëndë./21Media

Back to top button