Doli nga kamioni pa e frenuar, goditet për vdekje shoferi në Lipjan

Ka vdekur shoferi i një kamioni në Lipjan, pasi ka dalur nga kamioni pa frenuar.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se dyshohet që kamioni nuk është frenuar mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda.

Në konfirmim bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete.

“Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në konfirmimin e Policisë./21Media

Back to top button