Doli nga shtypi romani “SHËNIMET E GJON NIKOLLË KAZAZIT”

Ky është ribotimi i 16-të i këtij libri, i cili kohë më parë u botua,pos frengjisht, edhe italisht

Këto ditë, shtëpia botuese “Faik Konica” nxori nga shtypi romanin e njohur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”
(Botim i plotësuar), të botuar për herë të parë në vitin 1982 dhe të përkthyer edhe në disa gjuhë botërore, informon PRESSonline.mk

Ky botim, megjithatë dallon nga pesëmbëdhjetë të deritanishmit, ngaqë është i plotësuar nga aspekti përmbajtësor dhe ai gjuhësor.

Autori është thelluar te çështja e polikromit fetar tek shqiptarët, duke e pasqyruar atë jo vetëm si bashkëjetesë të besimeve nga familjet deri te individi, por të ndërlidhur me elementet e kozmogomisë të trashëguara nga dijet e vjetra, të cilat gjenden në vetëdijën kulturore dhe historike të shqiptarëve si një faktor i veçantë, që atë e ka përballuar edhe me trysninë e vazhdueshme të garës së qytetërimeve, ku për t’u shkatërruar ky element identitar, është përdorur edhe lufta biologjike, me virusin e murtajës, mbi të cilin ngritet edhe drama e romanit.

Po ashtu, autori e ka kthyer paskajorën dhe disa morfema të gegnishtës, që pasqyrojnë fuqinë shpirtërore që mbshtetet mbi gjuhën e mirëfilltë./21Media

Back to top button