Domethënia e logos për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës tashmë ka publikuar logon zyrtare të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Pas kësja logoje qëndron vula e Red Mill Agency. Koncepti dhe dizajni i logos u krye nga Drin Mulliqi dhe Agon Çeta, gjersa animacioni i saj nga Enes Ramaxhiku.
Sipas tyre, dizajni është ndërtuar mbi simbolikën e numrit 17, duke reflektuar 17 vitet e pavarësisë dhe datën e rëndësishme të 17 shkurtit. Forma e saj, e ngjashme me krahët e hapur, përfaqëson lirinë, përparimin dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen, ndërsa kombinimi i ngjyrës së artë dhe të bardhës nënvizon triumfin dhe unitetin.