Don Qerkini: Festat i festojmë bashkë

Në Bashkësinë Islame të Kosovës për festën e Kurban Bajramit, nuk mungoi as famulltari i nga besimi katolik, Don Agim Qerkini.
Qerkini ka thënë se të dy besimet, islame e krishtere festojnë gjithmonë së bashku festat për të dëshmuar mirëqenie në popullin dhe shoqërinë kosovare.
“Ne festojmë së bashku gjithmonë festat tona sepse janë një shembull dëshmi e mrekullueshme e një jo vetëm tolerance, por mirëqenie në popullin tonë, shoqërinë tonë, kështu që këto ditë ishin festë edhe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kemi kujtuar njerëzit që kanë pësuar aq shumë gjatë luftës në Kosovë, të pagjeturit, familjet e tyre. Gëzuar të gjithëve”, ka thën Qerkini.
Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.
Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.
Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.
Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit./21Media