Don Sandro Shaboletën në Itali e quanin njeriu i Kosovës
Kontribuoi për mjekimin falas të pacientëve nga Kosova në Itali, shquhej edhe për bamirësi të tjera
U nda nga jeta Don Sandro Shaboleta, i shpallur qytetar nderi i Ferizajt në shenjë mirënjohjeje për ndihmat e shumta bamirëse të tij. Jo më kot Don Sandron në Itali e quanin njeriu i Kosovës. Kontribuoi për mjekimin falas të qindra pacientëve nga Kosova në Itali. Falë iniciativës së Don Sandro Shaboletës vite me radhë u ndihmuan 60 familje të varfra, ndërsa në universitetet në Itali studiuan shumë studentë kosovarë.( E pergaditi- R T V 2 1 )./21Media