Don Xhoni sjell fotografi me Loredanën nga xhirimet e klipit të ri

Rep-artisti Don Xhon dhe artistja, Loredana tashmë kanë bërë të ditur për publikun se do të sjellin një bashkëpunim.
Sot, Don Xhoni ka publikuar fotografi nga xhirimet e videoklipit të ri.
Kënga e re titullohet ”Gjuj per to”, dhe do të publikohet më 12 nëntor.
”Faleminderit Zot qe na mundesove me e realizu kete projekt madheshtor, faleminderit familjes, shoqnise edhe krejt ekipes realizuese qe kane qene pjese e ketij projekti. Nje falenderim te veçant per personin qe pa ta nuk ish bo ky projekt, Loredana, respekt shume te madh jo vetem si artiste por edhe si person. Keshtu qe prej sotit ju njoftoje qe THE BOMB HAS BEEN PLANTED”, ka shkruar Don Xhon krahas fotografive.


Projekti i fundit nga Loredana është ”Immer wenn es regnet”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Mozzik, më 23 shtator.

Ndërsa, ”Trust me”, është projekti i fundit nga Don Xhon, i cili është publikuar më 1 tetor./21Media

Back to top button