Donçiç hyn në historinë e NBA-së

Basketbollisti slloven i Dallasit dhe një nga më të mirët në Evropë dhe botë, Luka Donçiç ka hyrë në historinë e NBA-së si basketbollisti i parë i cili në një ndeshje të vetme ka shënuar 60 pikë.
Dallas Mavericks në vazhdim mposhti New York Knicks me rezultatin 126:121 me “triple-double”-n historike të yllit slloven Donçiç.
Mavericks shënoi fitoren e katërt radhazi dhe në total të 19-ën në sezon, para së gjithash falë “mjeshtrit” slloven Donçiç i cili kishte një statistikë mahnitëse duke hyrë në historinë e NBA-së si lojtari i parë që në një ndeshje të vetme regjistroi “triple-double” me 60 pikë.
Donçiç në ndeshjen e fundit theu edhe rekordin personal për pikë të shënuara në një ndeshje, të cilin më parë e mbante me 51 pikë.
Në të njëjtën kohë ai theu edhe rekordin e klubit, të cilin më parë e mbante Dirk Nowitzki, i cili shënoi 53 pikë kundër Houston Rockets në vitin 2004.

Back to top button