Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren në “Tokyo 2020”

Sot është hedhur edhe shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, ku boksierja jonë Donjet Sadiku ka mësuar kundërshtaren e saj për në raundin e parë.
Sadiku në kategorinë prej 57 kilogramë deri në 60 kilogramë, në raundin e parë do të përballet me Caroline Dubois të Britanisë së Madhe.
20 vjeçarja Dubois është kampione olimpike për moshat e reja, kampione e botës për moshat e reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Normën olimpike ajo e ka fituar në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe në atë në Paris.
Trajneri i Donjeta Sadikut, Besim Brahimi ishte i pranishëm në ceremoninë e shortit, ku ka deklaruar që ky short ishte i pafat për boksieren e tij, por ka besim që Donjeta do ta kalojë pengesën e parë.
Sadiku do të zhvillojë meçin e parë më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe do të fillojë nga ora 06:24 në mëngjes me kohën tonë lokale, ndërsa në ora 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Back to top button