Donjeta Sadiku sot në garë për medalje në Sofje

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka arritur një fitore të rëndësishme dhe bindëse në kuadër të Turneut Ndërkombëtar të Boksit Strandja, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, duke mposhtur me vendim unanim 5:0 boksieren nga Republika Çeke, Barbora Maxova, në kategorinë 60 kilogramë.
Ndërkohë, sot Sadiku do të përballet me boksieren nga Ukraina, Veronika Korets, në kuadër të çerekfinales dhe në luftë për medalje, nga ora 18:00 në ringun “A”, në kategorinë 60 kg.
“Selektorja Marjola Sallauka shprehet optimiste dhe beson se edhe këtë vit Donjeta do të vazhdojë traditën e suksesit, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë nga turneu prestigjioz “STRANDJA 2026”, bëhet e ditur në postimin e Federatës të Boksit në Kosovës.
Fitorja me rezultat maksimal 5:0 në këtë turne prestigjioz ndërkombëtar dëshmoi formën e lartë dhe përgatitjen serioze të Sadikut.