Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, kreu i KGjK-së në Mitrovicë

Dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, kreu i KGjK-së në Mitrovicë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë takuar me nënkryetarin e kësaj gjykate, Bekim Veliqi, gjyqtarët, administratoren dhe stafin administrativ, ku diskutuan për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje në situatën aktuale.
Zogaj me Maliqi, siç është bërë e ditur në komunikatën për media, janë siguruar nga nënkryetari Veliqi dhe administratorja, se gjykata është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi.
Siç është potencuar, Zogaj ka siguruar se Këshilli është i vendosur për ofrimin e gjithë mbështetjes së nevojshme me qëllim që Gjykata Themelore në Mitrovicë të funksionojë edhe në rrethanat aktuale për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Back to top button