Dorëhiqet Arben Bislimi nga u.d. i drejtorit të Onkologjisë

Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar sot zyrtari për informim i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili ka potencuar se Bislimi ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka bërë të ditur ai.
Sipas Fazliut, së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë.

Back to top button